22.1 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Ylli i Barcelonës i dërgon një paralajmërim Flickut për transferimin e Rashford

- Advertisement -

Një anëtar i skuadrës së Barcelonës i ka dërguar një paralajmërim të fortë trajnerit Hansi Flick, duke i bërë të qartë se nuk është i gatshëm të pranojë një rol të reduktuar në skuadër pas ardhjes së Marcus Rashford.

Rashford është bashkuar me klubin katalanas në formë huazimi nga Manchester United për këtë sezon, duke lënë të kuptohet se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Ruben Amorim. 

Sulmuesi anglez bëri debutimin e tij në La Liga këtë fundjavë, duke u futur nga banka rezervë në minutën e 69-të të ndeshjes ndaj Mallorcës, duke zëvendësuar Ferran Torres. 

Një tjetër zëvendësues në këtë përballje ishte edhe Dani Olmo, i cili hyri në lojë në pjesën e dytë, duke zëvendësuar Fermin Lopez. 

Megjithatë, ardhja e Rashford e shton konkurrencën në repartin ofensiv të Barcelonës, pikërisht në pozitat për të cilat po garon edhe Olmo. 

Sipas gazetës katalanase El Nacional, Dani Olmo i ka dërguar një mesazh të qartë trajnerit Flick, duke i bërë me dije se nuk ka ndërmend të pranojë një rol dytësor. 

“Dani Olmo e nis sezonin e ri me një mesazh të fortë. Ai nuk do të kënaqet duke qenë thjesht një zgjidhje rezervë në skemën e Hansi Flick”. 

“Me rikthimin e Ligës së Kampionëve si një nga objektivat madhorë, Flick ka nevojë për lojtarë që mund të marrin përgjegjësi në momentet vendimtare”. 

“Dani Olmo dëshiron të jetë një prej tyre dhe nuk ka ndërmend të pranojë një rol të dorës së dytë në një skuadër që ka nevojë për liderë në fushë dhe jashtë saj”, thuhej në raport.

Të ngjashme

Të fundit