14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Ylli e fiton me lehtësi ndeshjen e dytë finale ndaj Trepçës në “Minatori”

- Advertisement -

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas fitores në Suharekë, skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic sonte triumfoi edhe në udhëtim.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Minatori” përfundoi me rezultatin 46:60.

Henrik Sirko me 13 pikë dhe Mikaile Tmusic me 12 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e skuadrës nga Suhareka.

Kurse, te mitrovicasit u dallua Andrew Gordon me 15 pikë.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Suharekë. Skuadra që regjistron e para tri fitore, shpallet kampione për sezonin 2021/22.

Ylli tani po udhëheq 2:0 në këtë seri finale. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit