Futbollisti i Bayern Munchen, Yll Gashi pritet të vishet me fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Ashtu siç raporton “Kosovo Football” në platformën “X”, Gashi ka vendosur të luajë për fanellën “dardane”, shkruan Indeksonline
Këtë e konfirmon edhe takimi i fundit i presidentit të FFK-së, Agim Ademi me babain e lojtarit.
Tani është duke u punuar vetëm në aspektin e dokumentacioneve.
Gashi ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 10 asiste në 27 ndeshje të sezonit të kaluar.