Në Shkup u mbajt koncerti madhështor i Yll Limanit, i cili mblodhi mijëra fansa nga e gjithë Maqedonia e Veriut, Kosova e rajoni.
Befasia e mbrëmjes ishte kur Ylli u ndal për t’i falënderuar fansat e tij dhe për të kujtuar një pjesë të rëndësishme të jetës: familjen nga Gostivari që e kishte strehuar gjatë kohës së luftës.
“Në kohët më të vështira, ju na dhatë strehë, bukë e dashuri. Këto nuk harrohen kurrë. Sot jam këtu, para jush, edhe falë asaj mikpritjeje që na e keni dhënë kur ishim fëmijë”, tha ai.
“Na dhatë dashni kur bota na dukej pa zemër, ato net të errëta na i kthyet në dritë, sepse ishim bashkë”, shkruan Ylli në letrën e tij ndër tjerash.
Mbrëmja magjike në Shkup do të mbahet gjatë në mendje nga mijëra adhurues që mbushën sallën për të parë nga afër një nga yjet më të ndritur të muzikës shqiptare, Yll Limanin. Koncerti i tij i fundit nuk ishte vetëm një performancë; ishte një spektakël i plotë artistik që konfirmoi, pa asnjë dyshim, pozitën e tij si një nga artistët më të fuqishëm dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
Ndiqeni videon me letrën emocionuese për më shumë detaje: