Ylber Ramadani do ta vazhdojë karrierën në kampionatin italian Serie A.
Siç raporton drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, Ramadani do të transferohet te skuadra e Lecces.
Dy klubet janë duke negociuar për çmimin e kartonit të lojtarit.
Ramadani ka kontratë me ekipin skocez Aberdeen deri në vitin 2025.
Ai ishte pjesë edhe kombëtares së Shqipërisë për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.