23.3 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Ylber Hysa: Orientimi ynë i qartë kah Perëndimi na çoi drejt Pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -

Në ciklin e emisioneve Rubikoni i Jetës mbi periudhën e rënies së komunizmit dhe vendimin historik të shqiptarëve të Kosovës për t’u orientuar drejt Perëndimit.

”Në kohën kur institucionet e Kosovës filluan të zhbëhen në mënyrë brutale dhe u bë përpjekje për të pasur edhe kontroll medial ndaj shqiptarëve, u mbyll  përshembull televizioni i Prishtinës, ndoshta ky ishte ai momentumi në bazë të së cilës kjo gjeneratë, sidomos kjo e reja që e mori përballë organizimin e kësaj alternative, e pa momentin që duhet kthyer plotësisht kah Perëndimi”, tha Hysa.

Hysa theksoi se ky rreshtim pro-perëndimor nuk ishte rastësi, por një vendim i qartë politik e shoqëror që çoi drejt çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

”Me rënien e komunizmit, ne si shqiptarë për dallim nga Serbia nuk kishim dilema se kah duhet të orientoheshim. Të tjerët zgjodhën alternative, ne si popull s’kishim ekuivok, vendosëm definitivisht ta shohim veten të rreshtuar kah Perëndimi dhe ky është një nga vendimet kryesore që e ka konceptuar lëvizjen tonë dhe që më vonë e ka sjellë pavarësinë, pra ky orientim i qartë pro-perëndimor”, tha Hysa në Rubikon të Klan Kosovës.

Sipas Hysës, për gjeneratën që ishte aktive në politikë dhe media të asaj kohe, orientimi pro-perëndimor nuk përfaqësonte vetëm largim nga ndikimi serb, por edhe një përqafim të vlerave perëndimore të demokracisë karshi të drejtave të njeriut, fjalës dhe lirë, kritikës dhe debatit.

Të ngjashme

Të fundit