19.2 C
New York
Saturday, June 28, 2025

Buy now

Yjet zbarkojnë në Venecia për dasmën 40 milionë euroshe të Jeff Bezos, qyteti në alarm nga protestat

- Advertisement -

Të pasurit e të famshmit nga e gjithë bota janë mbledhur në Venecia për të marrë pjesë në dasmen madhështore tre-ditore të miliarderit të Amazon-it, Jeff Bezos, dhe të fejuarës së tij, Lauren Sánchez, e cila po zhvillohet mes protestave të shumta.

Nga mediat raportohet se në Venecia veçse kanë arritur yjet e reality-show amerikan, Kim dhe Khloe Kardashian, ndërsa në qytet kanë mbërritur edhe emra si Kris Jenner, Oprah Winfrey, Leonardo DiCaprio, Orlando Bloom dhe Mbretëresha Rania e Jordanisë.

Ndër të parët mysafir përmendet edhe Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump.

Dihet se autoritetet e Venecias kanë përforcuar masat e sigurisë në të gjithë qytetin, duke ndaluar kalimin e këmbësorëve dhe lëvizjen e mjeteve lundruese në zonën e festimeve të së enjtes nga ora 16:30 deri në mesnatë, për të penguar protestuesit që kishin paralajmëruar se do ta prishnin festën.

Kujtojmë se protestat kanë qenë të vazhdueshme javët e fundit përpara dasmës, pasi kritikët thonë se kjo ngjarje rrezikon ta shndërrojë sitin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i mbingarkuar tashmë nga miliona turistë çdo vit, në një “lodër” për super të pasurit.

Sipas raportimeve, ceremonia martesore pritet të kushtojë mes 40 milionë dhe 48 milionë euro

Të ngjashme

Të fundit