Ju ka ndodhur në ndonjë moment që të mendoni se si do të dukeni kur të jeni në të 50-at? Me shumë mundësi kur keni qenë të vegjël ia keni bërë pyetje vetes se si do dukeshit shumë vite më vonë. Madje do e keni imagjinuar veten me flokë gri, të ulur në një karrige lëkundëse me macen në prehër dhe pranë një oxhaku.

Në atë kohë, nuk e kishim idenë se mund të dukeshim rrezatues dhe përrallor edhe në të 50-at. Gjithashtu edhe të suksesshëm dhe të fuqishëm, si një personazh i famshëm, me një jetë përpara dhe qëllime të reja për të arritur.

“Bright Side” ka publikuar disa fotografi të VIP-ave që kanë mbushur 50 vjeç, të cilët përveçse duken të shëndetshëm dhe rrezatues, ende po punojnë shumë. Ata dëshmojnë se mosha është vetëm një numër dhe jo një pengesë për të ndjekur ëndrrat.