Rreth 60,000 njerëz mbushën Parkun Qendror të qytetit të Nju Jorkut për Festivalin e 10-të Global Citizens. Ata që performuan të parët në skenën e ngritur në park ishin këngëtarja e njohur Mariah Carey dhe grupi rock Metallica. Ngjarja vjetore synohet si një thirrje për veprim për çështjet me rëndësi si ajo e të drejtave të grave, mbrojtja e mjedisit dhe varfëria.
Ambasadorja e Global Citizen, Priyanka Chopra Jonas drejtoi shfaqjen dhe iu bashkua yjeve të tjerë të famshëm, duke përfshirë Katie Holmes, Charli Puth që dhanë mesazhet e tyre.
“Askush nuk duhet të shkojë të i uritur në shtrat, askujt nuk duhet ti mohohet e drejta e arsimimit ose të diskriminohet për nga raca apo gjinia e tij. Ne kemi burimet, kemi aftësinë për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme nëse thjesht i bëjmë ata që janë në pushtet të gjejnë vullnetin për ta bërë këtë”, tha Puth.
Jonas Brothers, MÅNESKIN, Rosalía, Angélique dhe Billy Porter ishin disa nga emrat e tjerë që u ngjitën në skenën e Nju Jorkut. Pjesa më e madhe e publikut mori bileta falas për koncertin për shkak të shërbimeve të ndryshme që ata kanë bërë në të mirë të komunitetit.