-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Yjet e showbizit ndërkombëtar që u penduan për ndërhyrjet

- Advertisement -

Disa nga yjet e showbizit janë penduar për operacionet e tyre estetike.

Mes presionit të madh në Hollivud për t’u dukur “përherë të rinj”, shumë personazhe të njohur janë detyruar tii drejtohen kirurgjisë plastike për të ruajtur pamjen e tyre rinore, ose edhe për të përmirësuar diçka në mënyrën sesi duken.

Megjithatë, disa janë penduar për operacionet e tyre estetike.

Denise Richards “hyri në thikë” kur ishte vetëm 19 vjeçare që të rriste gjoksin, por i vendosën implante tepër të mëdha dhe iu deshën disa ndërhyrje të tjera për të rregulluar gabimin e parë.

Jessica Simpson bëri injeksione kolagjeni në buzë, por efekti i tyre zgjati vetëm 4 muaj sepse dukej “skandal”.

Injeksioni i botoksit në ballë, i dëmtoi një nerv aktores Dana Delany dhe kjo bëri që qepalla e syrit të saj të djathtë, të binte.

Jennifer Grey, ylli i Dirty Dancing, u zhyt në anonimitet pas ndërhyrjes në hundë, sepse tani, “askush nuk e njihte më”.

Tori Spelling ka pasur disa ndërhyrje, por ajo për zmadhimin e gjoksit i bllokoi qumështin, e ajo nuk arrit të ushqente fëmijën me gji.

Courteney Cox thotë se fillerat i ndryshuan fytyrën.

Cameron Diaz e pranon se ka përdorur Botox, por e “urreu” rezultatin e tij.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit