8.4 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Yjet e Kosovës ia plotësojnë dëshirën djaloshit që ëndërron të bëhet futbollist

- Advertisement -

Para stërvitjes së fundit për ndeshjen me Lituaninë, yjet kryesorë të Kosovës, ndan momentet edhe për tifozët e vegjël që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.

10-vjeçari, Jetar Hulaj i cili luan për klubin futbollistik Rilindja, pati fatin të takonte sot tre nga yjet e Kosovës, Vedat Muriqin, Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijën.

Takimi emocionues u zhvillua në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku Jetari pati mundësinë të bashkëbisedonte me idhujt e tij, të ndante pasionin për futbollin dhe të merrte këshilla për zhvillimin e tij si lojtar.

Për Jetarin, ky takim ishte një ëndërr e realizuar, pasi që të tre lojtarët, Muriqi, Zhegrova dhe Muslija që luajnë në klube të top pesë ligave evropiane, janë modele frymëzimi për të gjithë futbollistët e rinj kosovarë.

Ai shprehi mirënjohjen për motivimin dhe mbështetjen që mori nga yjet e Kombëtares së Kosovës.

Lojtarët e Kosovës gjejnë dashuri në çdo vend ku gjenden, pasi vlerësohen për lojën dhe kontributin e tyre në futbollin tonë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit