Yjet e Kosovës, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi, marrin lëvdata nga legjenda e Sllovakisë, Marian Masny.
“Do të jetë një ekip i pakëndshëm. Ata kanë disa lojtarë shumë të mirë që luajnë në ligat kryesore evropiane. Në Itali ose Spanjë. Do të jetë e vështirë.
Shikoni si luan Zhegrova. Dhe ku? Ai luan për Juventusin, është i shkëlqyer. Thashë që ndjek ligën italiane, e kam vënë syrin tek ai. Ai ka një këmbë të majtë perfekte, është i shkëlqyer në lojën një me një, mund të gjuajë shumë mirë. Apo Muriqi. Një sulmues i shkëlqyer.”
WTFootball






