Këngëtarja Beyonce ka dhuruar 2.5 milionë dollarë përmes fondacionit të saj BeyGOOD për të ndihmaur të prekurit nga zjarret në Los Anxhelos.
Të dielën, shoqata bamirëse tha se kishte krijuar një Fond të Ndihmës në LA për të ndihmuar familjet që kanë humbur shtëpitë e tyre në lagjet Altadena dhe Pasadena, si dhe kishat dhe qendrat për komunitetitn.
Ndër yjet e tjerë që kanë ndihmuar këta amerikanë janë aktorja Jamie Lee Curtis, e cila premtoi 1 milion dollarë për përpjekjet e ndihmës.
Personaliteti televiziv Paris Hilton, e cila humbi shtëpinë e saj nga zjarri, dhuroi 100,000 dollarë përmes organizatës së saj Media Impact 11:11 për të ndihmuar familjet e zhvendosura me fëmijë të vegjël, shkruan BBC.