Yaya Toure e ka quajtur Lionel Messin si lojtari më i mirë i të gjithë kohërave.
Ylli i Bregut të Fildishtë kishte luajtur përkrah argjentinasit duke gëzuar suksesin absolut të sezonit 2008-09 kur kishin fituar çdo titull të mundshëm.
“Për mua, Messi është më i miri i të gjitha kohërave”, ka thënë ish-futbollisti në një intervistë.
Muaj më parë ai ishte përfolur se e kishte shmangur emrin e tetë herë Topit të Artë, por ja tani e tha me gojën e vet.