Lamine Yamal ka shënuar nga penalltia në minutën e gjashtè të kohës shtesë për ta shpëtuar Barcelonën nga humbja përballë Newcastle Unitedit.
Ndeshja e parë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve mes Newcastlet dhe Barcelonës, përfundoi pa fitues.
Dueli i luajtur të martën mbrëma në stadiumin “St. James Park” përfundoi me rezultatin 1:1.
Të dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë saktësisht në minutat e fundit të ndeshjes.
Newcastle avancoi me anë të Harvey Barnes në minutën e 86-të, përpara se Barça të barazojë nëpërmjet Yamalit nga penalltia në minutat shtesë.
Kështu që, ekipi që avancon në çerekfinale të Championsit do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit që luhet javën tjetër në “Camp Nou”.






