23.7 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Yamal në lidhje me këngëtaren argjentinase? I ati reagon me një batutë

- Advertisement -

Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, është sërish në qendër të vëmendjes, pas festës së 18-vjetorit të lindjes.

Këtë herë, talenti i ri spanjoll po përflitet për një lidhje të mundshme me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, me të cilën thuhet se ka kaluar një fundjavë romantike në Monaco.

Babai i tij, Mounir Nasraoui, ka mohuar të ketë dijeni për këto lajme dhe ka mbrojtur privatësinë e djalit: “Nuk e di cila është ajo këngëtare. Unë nuk do të rri pas djalit tim si një bretkosë”.

Sipas gazetarit spanjoll Javi de Hoyos, Lamine Yamal dhe këngëtarja argjentinase Nicki Nicole dyshohet se janë puthur në një diskotekë pranë detit më 24 korrik dhe janë larguar së bashku rreth orës 4 të mëngjesit.

Lajme këto të publikuara edhe nga “The Sun” dhe “Mundo Deportivo”. Megjithatë, ende nuk ka prova të zbuluara zyrtarisht.

Mediat kanë raportuar se dyshja kanë kaluar një fundjavë romantike në Monaco dhe janë kapur duke ecur së bashku në qytet.

Ndërsa askush nuk e konfirmon publikisht lidhjen, mediat theksojnë praninë e tyre të përbashkët në lokacione të luksit si Monaco dhe dalje të përsëritura publike.

Nicki Nicole ishte e pranishme në stadium për ndeshjen e Barcelonës ndaj Comos, në trofeun “Joan Gamper”, duke mbështetur Yamal dhe veshur fanellën me numrin ’10’ dhe emrin e tij në shpinë.

Klubi katalanas e kishte ftuar dhe i dhuroi fanellë personalisht, si pjesë e një fushate kulturore, jo për arsye romantike.

Një detaj “viral” i shtoi më shumë spekulimet. Videoja e publikuar nga shoku i ekipit, Ronald Araújo, shfaq sfondin e telefonit të Yamal, në të cilin është imazhi i Nicki Nicole. Ky detaj, së bashku me udhëtimin dhe pamjet e përbashkëta, ka rritur vëmendjen e mediave dhe fansave në rrjetet sociale.

Të ngjashme

Të fundit