Lamine Yamal do të mungojë për rreth dy-tri javë, pas përkeqësimit të një lëndimi, ka njoftuar klubi i Barcelonës të premten.
Tetëmbëdhjetë vjeçari, i cili ishte thirrur për ndeshjet kualifikuese të Spanjës ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë, por paraqitja e tij me klubin në Champions League kundër Paris Saint-Germain të mërkurën ka ndryshuar hesapet.
Yaman i është rikthyer problemi pasi fillimisht ai kishte pësuar lëndim në shtator, kur Spanja kishte luajtur ndaj Turqisë dhe Bullgarisë, gjë e cila kishte krijuar tension midis klubit dhe kombëtares.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thënë se ekipi i Spanjës “duhet të kujdeset më mirë për lojtarët”, deklarata këto që e kanë irrituar trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente. Trajneri spanjoll është përgjigjur të premten, duke thënë se ishte “i befasuar nga komentet e trajnerit gjerman, duke pasur parasysh që ai gjithashtu ka drejtuar një kombëtare”.
Këtë sezon, Yamal ka regjistruar pesë paraqitje për Barcelonën dhe ka shënuar dy gola.