22.1 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Yamal mungon në ndeshjet kualifikuese të Spanjës

- Advertisement -

Lamine Yamal do të mungojë për rreth dy-tri javë, pas përkeqësimit të një lëndimi, ka njoftuar klubi i Barcelonës të premten.

Tetëmbëdhjetë vjeçari, i cili ishte thirrur për ndeshjet kualifikuese të Spanjës ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë, por paraqitja e tij me klubin në Champions League kundër Paris Saint-Germain të mërkurën ka ndryshuar hesapet.

Yaman i është rikthyer problemi pasi fillimisht ai kishte pësuar lëndim në shtator, kur Spanja kishte luajtur ndaj Turqisë dhe Bullgarisë, gjë e cila kishte krijuar tension midis klubit dhe kombëtares.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thënë se ekipi i Spanjës “duhet të kujdeset më mirë për lojtarët”, deklarata këto që e kanë irrituar trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente. Trajneri spanjoll është përgjigjur të premten, duke thënë se ishte “i befasuar nga komentet e trajnerit gjerman, duke pasur parasysh që ai gjithashtu ka drejtuar një kombëtare”.

Këtë sezon, Yamal ka regjistruar pesë paraqitje për Barcelonën dhe ka shënuar dy gola.

Të ngjashme

Të fundit