Sulmuesi anësori i Barcelonës, Lamine Yamal, është vizituar te një mjek specialist belg me emrin Ernest Schilders për trajtimin e pubalgjisë.
18-vjeçari ka disa muaj që vuan nga ky problem dhe nuk është shëruar plotësisht prej tij.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, për lehtësimin e madh të Yamalit dhe Barçës, mjeku i njohur nuk ka gjetur probleme serioze dhe spanjolli është në gjendje të mirë.
Ai gjithashtu ka lavdëruar ekipin mjekësor të klubit katalunas për zbulimin e dëmtimit të Yamalit në një fazë të hershme dhe ofrimin e një programi konstruktiv rikuperimi.
Spanjolli i jashtëzakonshëm po fillon të rifitojë formën e tij, pasi ka shënuar në tre ndeshjet e fundit radhazi.
Ai është përfshirë gjithashtu në skuadrën e Spanjës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës këtë muaj.






