Lamine Yamal është në qendër të vëmendjes pas thirrjes nga kombëtarja e Spanjës.
“Është e pabesueshme të jetosh këtë, dua ta shijoj në maksimum”, ka rrëfyer ai për mediat duke shtuar se “Jam i qetë, jam mësuar me Barçën, ndaj të shohim si do të shkojë gjithçka”.
16-vjeçari ka rrëfyer se sapo ka dëgjuar për telefonatën ka kontaktuar me nënën e tij.
“Më thotë të bëj kujdes, e frikësoj pak. Por pas 30 sekondash ikën dhe ajo është shumë krenare për mua”, tha ai.
“Që kur kam qenë i ri kam luajtur kundër njerëzve shumë të mëdhenj, ajo më thotë të kem kujdes nga faullet dhe gjëra të tjera. Por unë i them asaj të jetë e qetë dhe të më besojë mua”.
Në stërvitje, Lamal ishte gjithmonë pranë Balde me të cilin ndante kontakte së bashku me Nico Williams.
“Unë flas gjithmonë me Balden dhe ai më thotë të kënaqem, të mos kem frikë, ta përballoj. Gavi njëlloj, më thotë të shkoj pa frikë. Dhe Pedri më shumë, më ndihmojnë shumë”, tregon ai.
Për bashkëlojtarët e tij në kombëtare, Lamal ka rrëfyer se “kur filloi Asensio më ka pëlqyer shumë.”
“Unë kam luajtur gjithmonë me Spanjën, që në nën 15 . E kam pasur gjithmonë të qartë, dua të luaj me Spanjën. Të fitoj një Kampionat Evropian, një Botëror dhe gjithçka që është e mundur”.
Lamal nuk e ka kryer të gjithë stërvitjen, diçka nga ana tjetër logjike sepse dje luajti me Barcelonën.
Lojtari ka shijuar seancën e tij të parë stërvitore me skuadrën e të rriturve dhe ka marrë dashurinë e një tifozerie që kur la stërvitjen, i kërkoi një mijë e një autografe dhe foto.
Diçka për të cilën ai u përgjigj pa problem dhe me buzëqeshje në fytyrë.