Lamine Yamal ka befasuar me deklaratën e tij ambicioze, duke theksuar se nuk mjaftohet vetëm me një çmim individual.
Sulmuesi i ri spanjoll është ndër favoritët për ta fituar Topin e Artë, megjithatë ai ka thënë se dëshiron disa herë ta fitojë çmimin më të rëndësishëm individual për futbollistë.
“Nuk ëndërroj të fitoj një Top të Artë. Ëndërroj të fitoj shumë”, tha talenti i Barcelonës për José Ramón de la Morena.
“Mendoj se jam një lojtar që kam aftësinë ta bëj këtë, dhe nëse nuk e bëj, është sepse nuk i kam bërë gjërat mirë ose sepse nuk doja ta bëja. Kështu që ëndërroj të kem shumë dhe dita që vjen, do të vijë dhe unë do të jem shumë i lumtur”, shtoi Yamal.
Yamal është vetëm 18 vjeç, por tashmë shihet si një nga favoritët kryesorë për Topin e Artë të këtij viti.
Konkurrenca është e ashpër, pasi përballë tij qëndron Ousmane Dembélé i PSG-së, i cili sezonin e kaluar fitoi gjithçka me klubin francez.
Megjithatë, për mënyrën se si po luan dhe për potencialin që ka, askush nuk mund ta mohojë se Lamine mund të grumbullojë disa Topa të Artë gjatë karrierës së tij, nëse vazhdon të shkëlqejë dhe të fitojë trofe madhorë