Ka kaluar vetëm një muaj që kur Xiaomi prezantoi seritë 13T për tregun ndërkombëtar dhe tashmë kompania është gati të nxjerrë më shumë flagshipë në tregun Kinez.
Xiaomi 14 prezantuar së fundi vjen me sistemin operativ më efikas HypeOS sipas kompanisë dhe synon të eliminojë hendeqet mes njeriut, makinave dhe shtëpisë.
Këto telefonë fuqizohen procesori Snapdragon 8 Gen 3 lançuar ditën e djeshme me në fokus inteligjencën artificiale. Për më tepër Xiaomi 14 ka një lente më të shpejtë Leica Summilux dhe një telefoto pluskuese për modelet 14 dhe 14 Pro së bashku me xhamin prej qeramike apo edicionin prej titaniumi.
Duke filluar nga Xiaomi 14, ekrani 6.36-inç është një panel C8 AMOLED zhvilluar në bashkëpunim me TCL CSOT. Ka një ndriçim prej 3000 nits, më i larti regjistruar në industri si dhe dendësi pikselësh prej 460ppi dhe frekuencë rifreskimi mes 1Hz dhe 120Hz.
Bateria prej 4,610mAh karikohet përmes teknologjisë 90W me kabëll dhe 50W me wireless. Në aspektin e audio, përdoruesit marrin 4 mikrofonë për anulimin e zhurmave gjatë thirrjeve së bashku me dy altoparlantë stereo Dolby Atmos.
Telefoni është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit me certifikimit IP68.
Modeli më i madh, iPhone 14 Pro është shumë i ngjashëm në pamje me përjashtim të madhësisë së ekranit prej 6.73-inç. Si rezultat edhe bateria ka kapacitet më të lartë prej 4,880mAh ndërsa karikohet me 120W me kabëll dhe 50W me wireless.
Vlen të theksohet se porta USB 3.2 e Xiaomi 14 Pro ofron shpejtësi transferimi deri në 10Gbps, ose sa dyfishi i asaj në 14.
Ekrani i Xiaomi 14 Pro ka rezolucion 2K (WGHD+) me dendësi pikselësh prej 522ppi. Për këtë model Xiaomi ka aplikuar xham prej qeramike që e bën telefonin 10 herë më rezistent ndaj përplasjeve dhe 1.25 herë ndaj gërvishtjeve.
Edicioni prej titani i ka të dy anët të mbuluar prej këtij xhami t veçantë dhe peshon 223 gram. Të dy modelet kanë sistem të ngjashëm kamerash ku sensori kryesor Light Fusion 900 prej 50-megapiksel 1/1.3-inç 1.2um me stabilizim optik mbulohet nga lentja Summilux.
Ndërsa në Xiaomi 14 ky sensor ka hapje prej f/1.6, në modelin Pro është një hapje që ndryshon mes f/1.42 në f/4.0.
Për herë të parë Xiaomi ka aplikuar një telefoto pluskuese me zmadhim optik 3.2x, hapje f/2.0 dhe stabilizim optik për të dy modelet.
Për kamerën me kënd super të gjerë, Xiaomi ka përzgjedhur një sensor 50-megapikse me hapje f/2.2 dhe kënd shikueshmërie prej 115 gradësh. Kamera telefoto dhe ultra-wide përdorin sensorin JN1 të Samsung.
Xiaomi aktualisht po pranon porosi për të dy modelet në Kinë. Xiaomi 14 Pro fillon nga 680 dollarë për 12GB RAM dhe 256GB memorie ndërsa Xiaomi 14 nga 550 dollarë për 8GB RAM dhe 256GB memorie.
Kompania nuk dha asnjë informacion se kur telefonët do të jenë të disponueshëm ndërkombëtarisht. /PCWorld Albanian/