-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Xiaomi lançon 12 Pro në mbarë botën

- Advertisement -

Xiaomi prezantoi ditën e Marte versionin ndërkombëtar të Xiaomi 12 Pro dhe është flagshipi i parë global që braktis brendin Mi. Njëlloj si me seritë e kaluar Mi 11, është një smartfon i rangut të lartë i cili konkurron me telefonët më të mirë të Samsung.

Dizajni është i drejtpërdrejtë por tërheqës. Ekrani prej 6.73-inç 120Hz 1440p LTPO OLED është ndër më të mirët që gjeni në një smartfon.

Si çdo flagship tjetër i 2022, smartfoni ka procesorin Qualcomm Snapdragon 8 Gen 1. Përdoruesit mund të blejnë variantet 8GB ose 12GB RAM së bashku me 256GB memorie të brendshme.

Sakaq bateria prej 4,600 mAh karikohet me 120-vat me kabëll dhe 50-vat me wireless.

Sistemi i kamerave përbëhet nga tre sensorë 50-megapiksel. Kamera kryesore është një sensor Sony IMX707 1/1.28” ndërsa kamerat e tjera janë një ultrawide 115 gradë dhe një 2x telefoto. Kamera selfie është 32-megapiksel.

Xiaomi pretendon se kamera kryesore ka përmirësuar performancën me 120 përqind krahasuar me Mi 11. Xiaomi 12 Pro është smartfoni i parë që përdor sensorin IMX 707.

Çmimi i smartfonit fillon nga 999 dollarë po aq sa Galaxy S22 Plus. Do të shitet në Evropë, Azinë Juglindore, Afrikë, Lindje të Mesme dhe Amerikën Latine.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit