Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Juliana Nura, ka ndarë me ndjekësit e saj një tjetër përjetim aspak të zakonshëm.
Në një video të publikuar në InstaStory, ndërsa shihej në rrugë për në Slloveni, ajo tregoi se i kishte rënë të kalonte përmes Serbisë – dhe aty u ishte nënshtruar një sjelljeje dashakeqe nga doganierët serbë.
Sipas saj, doganierët e pyetën disa herë rreth dokumenteve të saj, në një mënyrë që ajo e konsideroi krejtësisht të panevojshme.
“Më pyetën: çfarë pasaporte ke? U thashë atë finlandeze. Më pyetën: a ke tjetër? U thashë atë të Zvicrës. Tjetër? U thashë pasaportën e Anglisë. E ndonjë tjetër? Ju thashë: çfarë po doni më shumë? Donin ta dinin gjithsesi a e kam të Kosovës apo jo. Çfarë idiotash,” tha Xhuli në video, e irrituar nga situata që përjetoi.
Përveç kësaj, influencerja tregoi se gjatë këtij udhëtimi kishte pësuar edhe një aksident, i cili, fatmirësisht, nuk kishte shkaktuar lëndime, por vetëm dëm të vogël në veturën e saj.
Rrëfimet e Xhulit shpesh marrin vëmendje në rrjetet sociale, dhe kjo histori e fundit ka ngjallur sërish reagime, sidomos për shkak të përballjes së saj me autoritetet serbe gjatë udhëtimit.






