11.4 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Xhuli për ndarjen nga jeta të dizajnerit: Largimi yt na tronditi të gjithëve

- Advertisement -

Modelja dhe ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të dizajnerit të njohur kosovar, Festim Isufi.

Përmes një postimi emocional në rrjetin social Instagram, konkretisht në InstaStory, ajo shprehu ngushëllimet dhe për këtë humbje të madhe për komunitetin artistik dhe të modës në vend.

“Largimi yt na tronditi të gjithëve. Pushofsh në paqe Festim”, ka shkruar Xhuli në postimin e saj.

Sipas informatave nga autoritetet dizajneri vdiq sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i ftohtë, por detaje të tjera nuk janë bërë të ditur.

Në të njëjtin incident ka mbetur e lënduar edhe partnerja e tij, Rina, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Prokuroria ka inicuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘Hetim mbi vdekjen’, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit