Bukuroshja Juliana Nura nuk ka ndaluar që pas suksesit që shënoi në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, ku rezultoi femra më e votuar e atij edicioni.
Ajo pati një paraqitje të shkëlqyer edhe në spektaklin e kërcimit, ‘Dancing With The Stars Albania’, ku u shqua për performancat e saj artistike dhe angazhimin e pashoq në këtë spektakël.
“Besoj që do më shihni në televizion, nuk e di akoma sepse jemi ende duke biseduar për planprogramet e vitit 2024 por nuk guxoj të tregoj ende. Dhe pse jo, një ditë edhe politikës mund t’i futem pse jo? Kam dëshirë që zëri im të dëgjohet, dhe të jetë për qindra-mijëra gra që kanë nevojë dhe unë të jem zëri i tyre”, tha Juliana.
E njëjta theksoi se vazhdon që misionin e saj si mbështetëse e grave ta çojë përpara fuqishëm me kauzat e saj.
Xhuli edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, e kishte treguar disa herë me krenari se ringritja e saj dhe rikthimi në skenë pas shumë viteve që ishte larguar nga estrada (për shkak të një video-skandali), duhet të shërbejë si frymëzim për shumë njerëz, që përkundër sfidave në jetë nuk duhet dorëzuar.