
Share:
Share
Tweet
Juliana Nura, e njohur për publikun si Xhuli, ka marrë një vendim të madh që do të ndikojë drejtpërdrejt në rrjedhën e karrierës së saj.
Modelja nga Drenica ka vendosur t’i japë pauzë angazhimeve të saj në televizion, ku shpeshherë ishte prezente nëpër studio si opinioniste për tema të ndryshme që lidhen me imazhin dhe profilin e saj publik.
Burime për emisionin Prive by Liberta Spahiu bëjnë të ditur se ish-finalistja e Big Brother Vip Kosova ka marrë vendimin që të tërhiqet për një kohë nga ekrani.
Ky hap erdhi pas një periudhe të ngarkuar mediatike dhe një prezence të vazhdueshme në projekte të ndryshme televizive. Sipas informacioneve, Xhuli pritet të udhëtojë drejt Londrës, ku synon të vazhdojë dhe zgjerojë karrierën e saj profesionale.
Ende nuk dihet saktësisht se në cilin drejtim do të fokusohet, por burimet bëjnë të ditur se modelja është e vendosur të shfrytëzojë mundësi të reja dhe të ndërtojë një rrugëtim të ri larg vëmendjes së përditshme mediatike në Kosovë.
Ky vendim shënon një kthesë në jetën e Xhulit, e cila gjithmonë ka qenë aktive e dinamike në skenën publike. Megjithatë, fansat presin me interes të shohin se çfarë do të sjellë ky kapitull i ri për të dhe çfarë surprizash do të ketë në të ardhmen nga modelja e njohur.






