-8 C
New York
Sunday, February 1, 2026

Buy now

Xhudistet Erza Muminoviq dhe Fationa Kasapi fitojnë medalje të bronzta në Sofje

- Advertisement -

Në xhiron e parë Erza ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Yuko, Anais Perrotin nga Franca. Në çerekfinale mposhti me Ippon, Fotimakhon Tursunboevan nga Uzbekistani, kurse në gjysmëfinale ajo humbi me Ippon nga Laziza Haydarova nga Uzbekistani.

Për medalje të bronzta në kategorinë deri 52 kilogramë luftojnë Fationa Kasapi e Laurinë Gashi. Ndërsa deri në 57 kg, edhe Flaka Loxha është në garë për të bronztën.

Ndërkohë edhe Shpati Zekaj deri 100 kilogramë është po ashtu në garë për ta fituar medaljen e bronztë.

Edhe Fatjona Kasapi fiton medalje të bronztë në Evropianinne xhudos në Sofje

Tjetër medalje për xhudon kosovare në “European Open” në Sofje të Bullgarisë.

Në kategorinë deri 52 kilogramë, Fationa Kasapi e fitoi medaljen e bronztë.

Ajo mposhti xhudisten nga izraeli, Ilay Hayun.

Në të njëjtën kohë për të bronztë në kategori të njëjtë luftoi edhe Laurinë Gashi. Ajo megjithatë u mposht nga Sita Kadamboeva e Uzbekistanit.

Laurinë Gashi u rendit e pesta.

Edhe Fatjona Kasapi fiton medalje të bronztë në Evropianinne xhudos në Sofje

Të ngjashme

Të fundit