Që nga dita e diel, po mbahet Kampi Ndërkombëtar Përgatitor në Qendren Nacionale të Xhudos në Pejë.
Ky është kampi i dytë për këtë vit dhe kësaj radhe po marrin pjesë xhudistë e xhudiste nga 9 shtete të Evropës.
Këta të fundit po mbajnë ushtrimet e udhëhequra nga Kryemjeshtri Driton Kuka, dhe trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.
Ndër të tjerash pjesëmarrës janë edhe klubet e xhudos të Kosovës bashkë me xhudistët e xhudistet tona.