Përballja e fundit e xhiros së 24-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, zhvillohet mesditën e sotme.
Përballë njëra-tjetrës do të jenë vendi i parafundit me të fundit në tabelë.
Suhareka, që renditet në vendin e 9-të, do ta presë në shtëpi vendin e Feronikelin74 në vendin e 10-të.
Një fitore eventuale e Suharekës e çon skuadrën në kuotën e 29 pikëve, por ende në zonën e kuqe (në vendin e 8). Kurse Feronikeli, edhe në rast të fitores nuk lëviz nga vendi i fundit.