Sot (e shtunë) do të nis xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Drenica sot do ta pret Ballkanin në “Bajram Aliu”, kurse Llapi, Prishtinën e Re në “Zahir Pajaziti”. Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.
Të dielën, Malisheva e pret Gjilanin në “Liman Gegaj” dhe Ferizaj e pret Dukagjinin në “Stadiumin e Qytetit”. Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.
Kujtojmë që ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës që ishte e paraparë të zhvillohet të hënën është shtyrë.







