Kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokratike, Xhevahire Izmaku, zhvilloi një takim me të rinjtë, të organizuar nga studentja Anila Jashari.
Gjatë diskutimeve, u ndanë mendime dhe ide rreth sfidave dhe mundësive që të rinjtë kanë për të ardhmen.
Izmaku theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të rinisë në proceset politike dhe vendimmarrëse për një të ardhme më të mirë.