2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Xhevahire Izmaku merr mbështetje të madhe në Klinë, qytetarët të vendosur për ndryshim

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka mbajtur një tubim madhështor në Klinë, ku është pritur me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe mbështetje të madhe nga qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Izmaku ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në këtë organizim dhe ka theksuar se Klina tregoi edhe një herë forcën dhe vullnetin për ndryshim.

“Sonte, Klina tregoi vullnetin për ndryshim! Një tubim i jashtëzakonshëm me një pjesëmarrje masive. Faleminderit çdo qytetari për mbështetjen dhe energjinë e jashtëzakonshme. Bashkë drejt fitores!”

Xhevahire Izmaku, e cila garon me numrin 9, ka bërë thirrje për një mobilizim të fuqishëm në ditët e fundit të fushatës, duke shprehur bindjen se Nisma Socialdemokrate do të jetë faktor kyç në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit