11.7 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Xhevahire Izmaku me lëvdata për Fatmir Limajn: Njeri i fjalës, besnik i vlerave dhe parimeve, me ty kryetar, sot, nesër, gjithmonë

- Advertisement -

Deputetja në ardhje, Xhevahire Izmaku ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke lavdëruar shefin e partisë së saj, Fatmir Limajn.

Ajo e ka cilësuar Limajn me fjalët si: Njeri i fjalës, besnik i vlerave dhe parimeve, i qëndrueshëm përballë çdo sprove.

“Me ty, kryetar – sot, nesër, gjithmonë!”, ka shkruar Izmaku.

Postimi i plotë:

Besim, përkushtim dhe një vizion i përbashkët.

Përballë çdo sfide, qëndrojmë krah për krah, të palëkundur dhe të pathyeshëm.

Një njeri i fjalës, besnik i vlerave dhe parimeve, i qëndrueshëm përballë çdo sprove.

Një lidhje e kalitur në kohë, e ndërtuar mbi sakrifica dhe besnikëri. E fortë, e pathyeshme!

Me ty, kryetar – sot, nesër, gjithmonë!”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit