Deputetja në ardhje, Xhevahire Izmaku ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke lavdëruar shefin e partisë së saj, Fatmir Limajn.
Ajo e ka cilësuar Limajn me fjalët si: Njeri i fjalës, besnik i vlerave dhe parimeve, i qëndrueshëm përballë çdo sprove.
“Me ty, kryetar – sot, nesër, gjithmonë!”, ka shkruar Izmaku.
Postimi i plotë:
Besim, përkushtim dhe një vizion i përbashkët.
Përballë çdo sfide, qëndrojmë krah për krah, të palëkundur dhe të pathyeshëm.
Një njeri i fjalës, besnik i vlerave dhe parimeve, i qëndrueshëm përballë çdo sprove.
Një lidhje e kalitur në kohë, e ndërtuar mbi sakrifica dhe besnikëri. E fortë, e pathyeshme!
Me ty, kryetar – sot, nesër, gjithmonë!”