23.9 C
New York
Wednesday, June 18, 2025

Buy now

Xhevahir Geci: Zahide Geci- Jashari, simbol i qëndresës dhe sakrificës shqiptare

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Xhevahir Geci, ka reaguar me një mesazh në Ditën e Çlirimit të Skenderajt, ku sot u përjetësua në bronz figura e Zahide Geci Jasharit – nënës së heronjve Adem e Hamëz Jashari dhe bijës së Llaushës.

“Sot, në këtë tokë ku liria u pagua me gjak, nderojmë nënën që lindi, rriti dhe frymëzoi dy prej figurave më të mëdha të qëndresës sonë,” ka shkruar Geci.

Ai theksoi se vepra monumentale e Zahide Geci Jasharit është reflektim i krenarisë, dhimbjes dhe mirënjohjes për sakrificën e saj dhe të gjithë familjes Jashari.
“Figura e saj është simbol i qëndresës, dashurisë për atdheun dhe forcës së gruas shqiptare që mbajti mbi supe barrën e historisë,” u shpreh ndër të tjera Geci.

Në fund të reagimit, ai përmbylli mesazhin me fjalët: “Lavdi nënës së heronjve, lavdi nënave të sakrificës!”

Të ngjashme

Të fundit