Xhevahir Geci, bashkëluftëtari dhe daja i komandatit legjendar Adem Jashari, ka rrëfyer për tëvë1 për daljen e UÇK-së në vitin 1998. Ai tregoi se komandant Jashari ka qenë shtylla kryesore e tyre derisa kujton me krenari momentet e fundit me të një ditë para sulmit në Prekaz.
Ishte viti 1997 kur bashkë me ushtarë tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u mblodhën në Llaushë të Skënderajt.
Gjenerali Xhevahir Geci me udhëheqës të UÇK-së vendosën që pikërisht këtu për herë të parë të paraqiten publikisht për veprimtarinë e tyre më 28 nëntor para 26 viteve, datë që përkonte me ditëlindjen e komandantit, Adem Jashari.
27 vite pas, gjeneral Geci rrëfen për momentet kur në atë kohë vendosën që t’i tregojnë regjimit serb se Kosova tashmë e ka forcën e saj.
“Një ditë më herët që ka qenë lufta e parë frontale mes forcave serbe dhe UÇK-së në vendin e quajtur Rezalla e re neve na ka shtyrë që të marrim këtë hap mbi supet tona, t’i marrim përgjegjësitë mbi supet tona dhe t’iu tregojmë të gjithëve qytetarëve të Kosovës se brenda këtij vendi, brenda gjirit të qytetarëve dhe popullit të Kosovës ekziston një forcë e cila i merr përgjegjësitë të përballet me forcat policore serbe”, tha Geci.
Geci që është edhe daja i komandantit legjendar, Adem Jashari tregon se vazhdimisht kanë komunikuar me të për aksionet.
“I ka marrë pothuajse mbi supet e tij gjithë ngjarjet gjithë organizimet e UÇK-së dhe ka qenë një prej njerëzve më të fuqishëm edhe më të fortë që neve shokëve na ka jap që kemi qenë përreth na ka jep forcë fuqi që mos të zbrapsemi në rrugëtimin që e kemi fillu bashkërisht me të. Nga ai kemi mësuar shumë gjëra që liri pa gjak nuk ka dhe liri pa sakrificë gjithsesi nuk vie”, ka deklaruar ai.
Ish-ushtaraku rrëfen se momentin e fundit me Komandant Jasharin kanë qenë një ditë para sulmit të marsit.
“Ka qenë pothuajse një ditë kësisoj me diell, më 4 mars kanë ardhë kanë nejt me neve më së paku 2-3 orë kemi biseduar dhe ka dashtë thellësisht me u informu se si e kemi gjendjen me municion dhe me arma tim dhe pas kësaj e ka marrë rrugën për Prekaz dhe prej Prekazit sipas të gjitha informacioneve që i kemi ka shkuar në Ticë me i vizitu të plagosurit e rastit të Likoshanit dhe nga Tica diku kah 1 të natës u kthye në Prekaz dhe më prej asaj ditë nuk jemi dëgju me ta”.
“Dhe e ka thirrë Shaninë i ka thënë dajë nëse nuk janë dalë djemtë nëpër pozicione kqyrë thirri se shumë forca janë duke ardhë andej, më pas Shaniu na kap arë neve duke dalë në orët e mëngjesit të hershëm. Dmth komunikimi i fundit ka qenë me Shaninë, Shania ia ka kthyer atij edhe nga ju po vijnë, tash me një fjalë ju ka përgjigjë Shanisë i ka thënë përhajrër na koftë lufta se edhe kah ne po vijnë kqyrë qëndroni dhe luftoni deri në momentin e fundit, deri në fishekin e fundit që e keni luftoni me forcat serbe”.
Në oborrin e shkollës së fshatit Llaushë tashmë është vendosur memoriali që simbolizon daljen e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në skenë.