-2 C
New York
Friday, January 10, 2025

Buy now

Xheva çon në këmbë Vushtrrinë, vendlindja i ofron mbështetje në garën për deputete

- Advertisement -

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, pas një takimi të zhvilluar në Vushtrri, ka thënë se ky qytet i ka thënë ‘‘Po’’ kësaj partie, dhe kandidates për deputete Xhevahire Izmaku.

Tutje, i pari i NISMA-s ka deklaruar edhe se qytetarët e Vushtrisë janë rreshtuar rreth veprave të mëdha, sepse edhe ky qytet edhe Kosova kanë nevojë ‘‘veç vepra’’.

Postimi i plotë:

Vushtrria i dha një PO NISMA-së dhe kandidates tonë për deputete, Xhevahire Izmaku!

Qytetarët e Vushtrrisë sot u rreshtuan rreth veprave të mëdha, sepse si kurrë më parë, Vushtrria dhe Kosova kanë nevojë për njerëz që kanë #veçVEPRA.

Vushtrria ballafaqohet me sfida të ndryshme, dhe zgjidhjet për këto probleme mund të vijnë vetëm nga njerëz që janë të gatshëm të veprojnë, që kanë provuar dhe dëshmuar aftësitë e tyre për të sjellë ndryshime të vërteta dhe që kanë #veçVEPRA.

Zhvillimi ekonomik, energjetika, shëndetësia dhe antarësimi në NATO — këto janë zotimet tona, dhe garancë për këtë është e kaluara jonë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit