19.9 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Xherdan Shaqiri zbulon se ishte konsultuar me një ‘falltor’ sa ishte te Interi

- Advertisement -

Xherdan Shaqiri është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij te klubi italian, Inter.

Shaqiri ishte transferuar në janarin e vitit 2015 te zikaltërit por qëndrimi i tij zgjati shumë pak, duke u larguar në verën e atij viti te Stoke City në Premier Ligë.

Tani anëtari i Baselit tregoi që atëherë trajneri i Interit, Roberto Mancini e kishte kërkuar me ngulm por pastaj lëndimet ishin një pengesë për të te 20 herë kampionët e Italisë.

Shaqiri ka zbuluar edhe përvojën e pazakontë në Itali me klubin që i kishte propozuar një magjistar-falltor për të tejkaluar problemet fizike.

“Qëllova te një Inter më i varfër në aspektin cilësor të 15 viteve të fundit. Ishim një skuadër e ndërtuar keq, pa ekuilibër. Më ishte premtuar se do të luaja shumë, por unë prisja një kontekst pak më ndryshe. Nuk kishim kampionë dhe nuk ishim ndërtuar për të fituar. Sigurisht që problemet fizike nuk ndihmuan, madje më dërguan edhe te një magjistar i cili kishte trajtuar edhe Ronaldo “Fenomenin”, ishte një katastrofë totale. Bëra rrugë 1 orë e gjysmë me veturë por nuk më hyri në punë asgjë”, deklaroi Shaqiri.

Shaqiri sezonin e kaluar e ktheu Baselin kampion në elitën e futbollit zviceran pas 8 vitesh pritje, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit me 18 gola e 21 asiste.

Të ngjashme

Të fundit