Ylli nga Kosova Xherdan Shaqiri ka hyrë në histori duke u bërë lojtari i parë që shënon në gjashtë turne të mëdha.
Me eurogolin që realizoi ndaj Skocisë, Shaqa tani ka shënuar në gjashtë turne të mëdha radhazi, duke nisur nga Kupa e Botës 2014.
Pas atij goli, Shaqiri realizoi një gol në “Euro 2016”, një tjetër në “Kupën e Botës 2018”, tre gola në “Euro 2020”, një gol në “Kupën e Botës 2022”, si dhe goli i të mërkurës mbrëma në Evropianin 2024.