23.2 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Xherdan Shaqiri refuzon ta zbulojë pagën: Vendosa me zemër të luaj për Baselin

- Advertisement -

Sulmuesi Xherdan Shaqiri thotë se është i lumtur që paga e tij nuk do të jetë publike te Baseli, për dallim nga Chicago Bulls, duke refuzuar të tregojë saktësisht sa paguhet.

Ylli shqiptar që u pensionua nga Zvicra para pak muajve ndërpreu bashkëpunimin me skuadrën amerikane muajin e kaluar, duke vendosur të kthehet te klubi i fëmijërisë Basel.

Në një intervistë së fundmi, 32-vjeçari u pyet për pagën. Ai tha se nuk ka rëndësi sa paguhet, ngase vendosi me zemër të luajë për gjigantin zviceran.

“Këtu, paga është pak më ndryshe se në Amerikë, ku gjithçka ishte publike. Jam i kënaqur që nuk është ashtu në Zvicër. Kur u ktheva nuk kishte të bënte me anën financiare, ishte vetëm dëshirë e zemrës”.

Shaqiri thuhet se te Chigaco Fire ka marrë pagë afër 8 milionë euro për sezon, ndërsa te Baseli paguhet vetëm 1.2 milionë euro.

Ndërkohë, Shaqiri në konferencë për shtyp deklaroi se është gati për ta rikthyer Baselin në vendin ku i takon, ndërsa shpreson të fitojë trofe.

Baseli ka pasur një rënie të madhe këto vitet e fundit, kurse me afrimin e Shaqës – janë rritur sërish pritshmëritë te tifozët zviceranë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit