Ajo hyri në shtëpi me një mision nga Vëllai i Madh, çka bëri që menjëherë të nisin diskutimet rreth kësaj çështjeje.
Gjatë një bisede me Londrimin, ky i fundit e pyeti drejtpërdrejt për relacionin që kishte me Kushtrimin.
“A je kanë në lidhje me Kushtrimin para se me hy në Big Brother, apo mbasi ke dalë, sepse unë sot e mora vesh që jeni kanë në një lidhje”, e pyeti ai Xhenetën.
Pas kësaj, ajo sqaroi natyrën e raportit të tyre.
“Para Big-ut tim? Jo! Shokun e ngushtë të Kushtrimit, unë e njoh prej shkollës fillore edhe e njoh Kushtrimin përmes tij. Nuk mundem me thënë lidhje, po edhe biseda kena pas”, ka deklaruar Xheneta, duke u dhënë fund spekulimeve të shumta.






