Ish finalistja e edicionit të tretë të BBVK, Xheneta Fetahu ka thyer heshtjen.
Në një intervistë me gazetarët Jehona Bajrami dhe Kron Sadiku, Xheneta ka folur për lidhjen që e krijoi në BBVK.
Ajo e ka kritikuar Gjestin për shkëndijat me Eglin.
“Jom e shokume edhe zhgënjyme e lënduar veç për faktin se kom pas dyshime në raport me te.
Ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë të sinqerta nëse një person dashuron nuk munet mas 10 dite me shku mi ba të njëjtat gjëra si me mu”, tha ajo.
“Loja është e përsëritur më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur une. Qekjo më bën të lëndume, edhe kur vendosa mos mi dhan shanse nuk ka pas asnjëherë qëllimin mem dhan siguri brenda meje. I kam parë të gjithë lajmet. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Në asnjë story nuk ka mu përmend emri i tij. Ishalla e shoh sa më lart. Kur ai e ka mbyll lidhjen me mu edhe e ka përmend u kry çdo sen nuk ka pas nevojë më përmend në një format tjetër. Nuk i besoj aspak dhe është personi i fundit që mundet me pas kontakt me mu”, shtoi Xheneta.