Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, ka qarë me denesë derisa po e lexonte letrën e saj mbi përjetimet në shtëpinë më të famshme në vend.
Xheneta tha se si një shikuese e rregullt e Big Brother, ka pasur gjithmonë ëndërr që të jetë në një format të tillë, e padyshim që të jetë edhe në finale.
“është realizimi jo vetëm i ëndrrës sime por edhe t’i them vetes se asnjë fortunë e sakrificë e jetës sime nuk e ka dobësuar forcën time dhe dëshirën për të jetuar”.
“Sot dua t’i them Xhenetës së vogël që qante shumë se vogëlushja që dridhej e vetme natën nën jorgan sot është një vajzë e rritur me guximin dhe vendosmërinë për të shkuar lart tek ëndrrat që s’do të guxoja as t’i ëndërroja.
Big Brother më rriti, më përmirësoi, më nxori nga limitet ashtu sic më mësoi që t’i kontrolloj ato”, tha ndër të tjera Xheneta, njofton Klankosova.tv.
Për t’i parë këto momente emocionuese të Xhenetës, klikoni në videon më poshtë: