Pas aksidentit tragjik në Pejë, ku dyshohet se humbi jetën vëllai i këngëtarit të njohur kosovar Gjesti, shumë figura publike kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
Xheneta Fetahu, ish banorja e Big Brother Vip Kosova 4 që pati një lidhje me Gjestin brenda shtëpisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka dërguar fjalë ngushëllimi Gjestit dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.
“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja”, ka shkruar ajo.
Ky reagim vjen në kohën kur opinioni publik është tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Pejë.
