Xheneta Fetahu, finalistja e Big Brother VIP Kosova, ishte së fundmi protagoniste e rubrikës “60 sekonda” në emisionin Prive By Liberta Spahiu, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh interesante dhe me “spec”.
Në këtë intervistë të shkurtë, Xheneta foli jo vetëm për jetën e saj private, por edhe për zërat e fundit që e përfolën lidhur me largimin nga emisioni “E Diell”, pas përfshirjes së Egli Takos në këtë format televiziv.
Ajo u tregua e qartë se nuk kishte asgjë për të fshehur dhe se thashethemet shpesh janë pjesë e pandashme e jetës së figurave publike.