20 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Xheneta Fetahu reagon ashpër: Mos përdorni emrin tim, pa pëlqimin tim

- Advertisement -

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka reaguar publikisht përmes një shkrimi në InstaStory, ku shpreh shqetësimin e saj për një situatë që po zgjat prej kohësh dhe po ndikon në bashkëpunimet e saj profesionale.

Në mesazhin e saj, sqaron se pas përfundimit të rrugëtimit në formatin televiziv, disa persona – të cilët kanë qenë pjesë e të njëjtit edicion të Big Brother – po kontaktojnë faqe e biznese me të cilat ajo bashkëpunon, duke përmendur emrin e saj pa leje dhe në mënyrë të papërshtatshme.

“Dua të bëj një sqarim publik për një situatë që ka filluar të më shqetësojë prej kohësh”, shkruan ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

“Prej kur kam dalë nga Big Brother, disa persona që kanë qenë pjesë e këtij formati me mua, për arsye të tyre personale, kanë nisur t’u shkruajnë faqeve dhe bizneseve me të cilat unë bashkëpunoj. Në pothuajse çdo mesazh që ata dërgojnë, përdoret emri im dhe përmendet fakti që kemi qenë bashkë në Big Brother, pa pëlqimin tim dhe duke më përfshirë në biseda të cilat nuk kanë lidhje me mua”, vazhdon modelja.

Ajo ka theksuar qartë se askush nuk është i autorizuar të flasë në emrin e saj apo të përfshijë emrin e saj në komunikime me partnerët e saj.

“Asnjë person nuk është i autorizuar të më kontaktojë në emrin tim apo të përmend emrin tim në komunikime me biznese apo bashkëpunëtorët e mi”, thekson ndër të tjerash.

Ky reagim vjen në një kohë kur figurat publike përballen gjithnjë e më shpesh me ndërhyrje të padëshiruara që rrezikojnë imazhin dhe marrëdhëniet e tyre profesionale. Me këtë deklaratë, Xheneta bën thirrje për respektim të kufijve personalë dhe etikës në komunikim, duke mbrojtur të drejtën e saj për të menaxhuar vetë emrin dhe bashkëpunimet e saj.

Të ngjashme

Të fundit