Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka folur për herë të parë për Gjestin.
Në emisionin “Kosova today”, ish-banorja u shpreh e prerë se me ish të dashurin e saj, nuk do të ketë asnjë përballje në Big Brother VIP Albania.
Për disa ditë me radhe në portale ka qarkulluar lajmi se Xheneta do të futet brenda BBVAL për një takim me Gjestin, por ish-banorja e ka mohuar këtë gjë, madje tha se artisti është njeriu i fundit që ajo do ketë kontakt me të, njofton Klankosova.tv.
“Njeriu i fundit që do ketë komunikim me mua, nuk i besoj më atij njeriu. Nuk kam pse të sqarohem me të, ai ka zgjedh me luaj, le ta vazhdojë lojën e tij”, tha Xheneta për Gjestin.