Zyrtarë të lartë të PDK, Bajrush Xhemajli e Naim Ismajli kanë vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Scanner.
Në një postim në Facebook, Xhemajli ka shkruar se kanë vizituar presidentin Thaçi, Kadri Veselin, Krasniqin e Selimin.
“Lufta e tyre për drejtësi është lufta jonë, lufta e Kosovës për drejtësi.
Barra e këtij procesi është e tyre, e familjeve të tyre, e jona si shokë e miq e, mbi të gjitha, e Kosovës që duhet të kaloj nëpër këtë proces duke vuajtuar mungesën, eksperiencën dhe lidershipin e tyre”, ka shkruar Xhemajli, transmeton Scanner.
Postimi i plotë:
Bashkë me Naimin zhvilluam një vizitë dy ditore në Hagë për të takuar shokët të cilët po mbahen atje padrejtësisht.
Vizita tek Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha e Nasimi ishte vërtetë emocionale. Bisedat u zhvilluan sikur të ishim në Kosovë, me të njëjten frymë, të njëjtin pozitivitet dhe energji.
U largova shumë i motivuar dhe i lehtësuar nga qëndrimi dhe karakteri i tyre i pathyer.
Lufta e tyre për drejtësi është lufta jonë, lufta e Kosovës për drejtësi.
Barra e këtij procesi është e tyre, e familjeve të tyre, e jona si shokë e miq e, mbi të gjitha, e Kosovës që duhet të kaloj nëpër këtë proces duke vuajtuar mungesën, eksperiencën dhe lidershipin e tyre.
Luftëtarët mbesin luftëtar gjithë jetën dhe, përkundër sfidave të panumërta që i përcjellin gjithmonë, me drejtësinë e stoicizmin e tyre triumfojnë.
Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe si e tillë është e patjetërsueshme, pa marrë parasysh përpjekjet e shumta për ta ndërruar e rishkruar historinë.
U ndamë, me besim të plotë se së shpejti do të takohemi ne Kosovën tonë, për të cilën po sakrifikojnë edhe një herë./Scanner/