-4.2 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Xhemaili, Kurtit: Klubi yt mafioz do të përfundojë mbrapa grilave

- Advertisement -

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili ka thënë se kryeministrit Albin Kurti “i vetmi njeri që ia zë rrugën” është Ramush Haradinaj.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Xhemaili ka thënë se:

“Albin Kurti, që s’ka lënë vlerë kombëtare pa luftuar, së fundi edhe UÇK-në, i vetmi njeri që po ia zë rrugën është Ramush Haradinaj. Prandaj, edhe e ndërsen krejt shpurën e tij kundër Ramushit”.

“Arsyeja e dytë është se Ramush Haradinaj ka arritur t’ia çjerrë maskën dhe ta shpërfaqë krejt siç është ai: mashtrues e antikombëtar. Është në panik të humbjes së pushtetit dhe, prandaj, nuk po zgjedh as njerëz as mjete për të luftuar krejt çka është shqiptare e çka është Kosovë. E këto të dyja, që nuk i ka ai, i ka Ramush Haradinaj” – ka shtuar ai.

Në fund, Xhemaili ka shtuar se klubi i Kutit do të përfundojë prapa grilave.

“Ai që hapur kërkoi eliminimin politik të Ali Ahmetit dhe UÇK-së në Maqedoni, sot po kokoriz kundër Ramushit, por kot e ke, o kokëprishur.

Klubi yt mafioz do përfundojë mbrapa grillave” – ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit